SHBA mirëpret tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën: Kërkuam të ndodhte që javën e kaluar

11 months ago 25
Reklamë

SHBA mirëpret tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller theksoi se megjithëse SHBA nuk i ka konfirmuar ende pretendimet e palës serbe, nëse lajmi rezulton i vërtetë “ky do të ishte një hap i mirëpritur”.

“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“- tha Miller në një deklaratë për shtyp.

Top Channel

Read Entire Article