SHBA mund t’i shesë sisteme të kërkimit dhe gjurmimit të F-16 Tajvanit

1 year ago 12
Reklamë

Departamenti amerikan i Shtetit mund t’i shesë Tajvanit sisteme të kërkimit dhe gjurmimin me rreze infra të kuqe për avionët luftarakë F-16, si dhe pajisje të tjera, në vlerën e 500 milionë dollarëve, njoftoi Pentagoni të mërkurën.

“Propozimi për shitjen e kësaj pajisjeje dhe mbështetja, nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon”, tha Pentagoni në një deklaratë.

Kjo lëvizje mund të irritojë Pekinin. Kina kërkon vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara – furnizuesi më i madh i armëve në Tajvan – të ndalojë shitjen e armëve në ishull.

Pentagoni tha se kontraktori kryesor do të ishte “Lockheed Martin Corp LMT.N”, që prodhon avionët F-16.

Shpenzimet e Tajvanit për ushtrinë do të rriten me 3.5 për qind nga viti në vit, ndërsa më 2024 do të arrihet një vlerë e re rekord, tha presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen. Ajo u zotua të përmirësojë mbrojtjen e vendit, mes një kërcënimi në rritje nga Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet.

500 milionë dollarë është vlera maksimale e mundshme e kontratës tha Pentagoni. Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë ndihme me armë për Tajvanin deri në 345 milionë dollarë, në fund të muajit të kaluar.

Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit, njoftimi nuk sqaron nëse është nënshkruar ndonjë kontratë ose nëse negociatat kanë përfunduar./ VOA

Top Channel

Read Entire Article