SHBA pranon kërkesën e Kosovës, Vuçiç deklarata të forta para ambasadorit amerikan në Beograd: Shumë të zhgënjyer!

8 months ago 23
Reklamë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të enjten se Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan dhe të punojë në ruajtjen e lidhjeve me SHBA-në, pavarësisht faktit se Uashingtoni kishte pranuar kërkesën e Prishtinës për të blerë raketa antitank Javelin.

Këtë Vuçiç e pohoi gjatë një deklaratë zyrtare pasi priti ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili e informoi për vendimin për pranimin e kërkesës.

Vuçiç tha se vendimi ishte “shumë zhgënjyes” për Beogradin, por se Serbia do të punojë së bashku me SHBA-në për të ruajtur marrëdhëniet Serbi-SHBA.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiç.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra presidenciale për shtyp, thuhet gjithashtu se Vuçiç dhe Hill kanë diskutuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike, pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë, dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe gjeopolitiken aktuale.

Vuçiç vuri në dukje se Serbia është e interesuar të forcojë bashkëpunimin e saj ekonomik me SHBA-në në të gjitha nivelet dhe se ai pret që investimet amerikane në vend të rriten duke pasur parasysh përvojat e mira të investitorëve ekzistues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article