“Shembull si duhet të jetë një politikan dhe familjar”/ Homazhet për Gerti Bogdanin, Luçiano Boçi: Do të jetë pjesë e kumtit politik të PD

19 hours ago 24
Reklamë

Luçiano Boçi, ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e të ndjerit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Në emër të grupit parlamentar të PD, Boçi tha se Gerti do të jetë pjesë e kumtit të PD si dhe shtoi se kjo ishte një nga rastet kur fjalët nuk e shprehin dot dhimbjen.

“Po i japim lamtumirën mikut e bashkëpunëtorit, mikut dhe shokut tim personal, Bogut siç e thërrisnim në konfidencë. Gerti ishte dëshmi si duhet të jetë një politikan, shembull si duhet të jetë një familjar, shembull se si një njeri duhet të ndërtojë karrierën e tij. Dhimbja jonë është shumë e madhe, nga rastet kur fjalën nuk e shprehin dot.
Geti udhëton sot drejt parajsës, por kishte ndërtuar parajsën e tij në familje e shoqëri.
Ende nuk e besojmë dot ikjen e tij. Do të mbetet në kujtimet tona.
Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike. Do të jetë pjesë e kumtit politik të PD”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article