Sherr i dhunshëm mes shqiptarit dhe palestinezit në Greqi, godasin njëri-tjetrin me çekiç gjatë punës në ndërtim

23 hours ago 27
Reklamë

Një 40-vjeçar nga Shqipëria është përfshirë në një sherr të dhunshëm në shtretin grek. Shqiptari është konfliktuar me një shtetas palestines, gjatë kohës teksa punonin në ndërtim.

Të dy, siç shkruajnë mediat greke, kanë përdorur mjetet e punës për të goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë, të dy janë plagosur lehtë në kokë. Më pas, ata kanë paditur njëri-tjetrin dhe janë arrestuar.

Për të dy është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore./vizionplus.tv

Read Entire Article