Sherr me thika në një shkollë në Tiranë, 15-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

16 hours ago 29
Reklamë

Një 15-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në ambientet e shkollës, ku studiojnë dy të përfshirët.

Policia njofton se rasti është denoncuar nga i plagosuri, pasi ka marrë ndihmë mjekësore. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit”, informoi policia./vizionplus.tv

Read Entire Article