​Sherr midis disa personave në një lokal në Vlorë, njëri i arratiset policisë. Ndërhyn edhe FNSH-ja

6 months ago 9

Dy persona konfliktohen brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Ka shkuar policia menjëherë për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

E kanë ndjekur efektivë policie por s’kanë mundur ta neutralizojnë. I riu ka ikur me vrap. Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article