Sherr në një lokal në Fier, 30-vjeçari nxjerr pistoletën dhe plagos një shtetas

1 year ago 14
Reklamë

Plagosje me armë në Fier mëngjesin e kësaj të diele.

Ledion Nebiu nga Patosi ka plagosur me pistolete shtetasin Orges Buzi.

Sherri ka nisur brenda nje lokali. Dy shtetasit kane filluar te debatojne me fjale. Me pas autori e ka thirrur Orges Buzin jashte lokalit dhe e ka qelluar nje here me pistolet dhe eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article