Sherri debutim ëndërrash tek Cagliari, portieri kuqezi titullar dhe kualifkim në kupë, kalon edhe Empoli i Ismajlit

3 weeks ago 42

Empoli, Kaljari dhe Sasuolo u kualifikuan për në fazën e 1/8 të kupës së Italisë.

Kompeticioni që është një ekskluzivitet i shtuar i platformës Tring dhuroi jo pak befasi në sfidat e para të fazës së 1/16.

Padiskutim në letër ndeshja më e fortë ishte ajo mes Torinos dhe Empolit dy ekipe që janë surprizë edhe e kampionatit Italian deri më tani.

Skuadra toskane ndonëse kishte kryer një rotacion masiv në  formacion, përfshirë lënien jashtë të liderit të mbrojtjes Ardian Ismajli, kaluan në avantazh me anë të Ekong në minutën e  30.

Në pjesën e dytë Torino hodhi në fushë një pjesë të lojtarëve kryesorë dhe falë këtyre ndryshimeve ia doli të shënojë golin e barazimit me anë të Adams.

Teksa u mendua se kualifikuesi do zgjidhej nga penalltitë, ai që i dha festën Empolit bashkë me kualifikimin ishte veteran Has. Në 1/8 në muajin dhjetor Empoli gjen Fiorentinen.

Sukses 1 me 0 dhe kualifikim në fazën tjeter edhe për Kaljarin që gjen tashmë si kundërshtar radhe Juventusin.

Sardët mundën 1 me 0 Kremonezen në fushën e tyre falë një goli të Lapadulës.

Tek skuadra e Kaljarit luajti për herë të parë si titullar dhe bëri një paraqitje shumë të mirë portieri shqiptar Alen Sherri i transferuar gjatë verës në serinë A nga Egnatia.

Sasuolo e zbritur në serine B, befasoi Leccen e Ramadanit dhe Berishës duke e mundur në transferte 2 me 0. Muharemovic dhe D’andrea I dhanë kualifikimit Sasuolos që në 1/8 do të luajë përballë Milanit. Tek Lece nuk luajtën dy lojtarët e kombëtares./vizionplus.tv

Read Entire Article