Shfaqen specifikat e Samsung Galaxy A55, ka gjasa që të përdorë çipin Exynos 1480 SoC

11 months ago 24
Reklamë

Informatat për një nga telefonat më të pritur të shkallës së mesme, Galaxy A55, është shumë i pakët, dhe gjetjet më të fundit e GalaxyClub e hedhin një bazë të mirë për thashethemet në ardhje.

Në fund të fundit, nëse Samsung i përmbahet planit të tij, A55 duhet të vijë rreth marsit të vitit të ardhshëm. Burime pranë publikimit zbuluan SoC-në e telefonit dhe specifikimet e kamerës kryesore.

Thuhet se Samsung po kryen një testim të brendshëm të Galaxy A55 me një SoC me numër modeli S5E8845, i cili besojmë se është çipi ende i palajmëruar Exynos 1480, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Kjo për shkak se Exynos 1380 dhe 1280 mbajnë numrat e modelit S5E8835 dhe S5E8825, respektivisht. Dhe këto çipe fuqizojnë Galaxy A54 dhe A53.

Pika interesante në lidhje me SoC-në e ardhshëm Exynos 1480 është se ai mund të ofrojë një GPU AMD. Një thashethem nga fillimi i këtij muaji sugjeron se Samsung po punon ngushtë me AMD për të ofruar grafikë AMD për performancë të përmirësuar në përpunimin e imazhit dhe detyrat që lidhen me inteligjencën artificiale. Megjithatë, ky raport është ende i pakonfirmuar.

Së fundmi, në informatë thuhet se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kamerës dhe Galaxy A55 pritet të vijë me të njëjtën kamerë kryesore 50MP si paraardhësi i tij. /Telegrafi/

Read Entire Article