Shi e breshër në Korçë, rrugët e qytetit përmbyten nga uji, ja situata

11 months ago 10
Reklamë

Pas reshjeve të shiut, rrugët e Korçës janë përmbytur nga uji.

Ashtu sikurse shihet nga pamjet rruga kryesore në bulevardin Gjergj Kastrioti, parku “Rinia”, por edhe rrugicat e qytetit janë nën pushtetin e ujit.

Kjo është situata e krijuar pas dy orëve shi, por për 30 minuta shiu ka qenë më intensiv shoqëruar herë pas here dhe me breshër.

Kujtojmë që prej motit të keq shumë fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike.

Aktualisht po punohet nga grupet në terren për t’u kthyer në normalizim situata me energjinë elektrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article