Shihni se si të shkatërroni pajisjen 3500 dollarësh të Apple Vision Pro

7 months ago 25
Reklamë

Çdo gjë mund të gjendet në internet dhe njerëzit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për famë, klikime dhe shikime. Pra, pse të mos shkatërroni një vegël që kushton 3500 dollarë.

Megjithëse ky nuk është testim shkencor, Apple Vision Pro e kaloi testin, i cili dha disa informacione të rëndësishme në lidhje me qëndrueshmërinë e përgjithshme të pajisjes.

Testi i kryer nga kanali YouTube AppleTrack tregon se përdoruesit nuk do të kenë problem gjatë përdorimit normal të pajisjes Apple Vision Pro. Gungat dhe gërvishtjet e vogla nuk lënë gjurmë në pajisje, dhe përveç disa gërvishtjeve në xhamin e përparmë, pajisja është plotësisht funksionale.

Sigurisht, përdoruesit këshillohen të jenë të kujdesshëm që të mos e lëshojnë Apple Vision Pro. Por jo për shkak të xhamit të madh dhe të lakuar të përparmë. Arsyeja është “pika e dobët” e shiritit të kokës, e cila përmban disa mentesha delikate dhe mund të dëmtohet lehtësisht pas një rënieje.

Gjëja më e madhe që mund të shkaktojë problem është se mburoja e dritës nuk është e lidhur me pajisjen në mënyrë të sigurt dhe është e lidhur vetëm me magnet. Kjo do të thotë se do të ishte e nevojshme të shmangej mbajtja e Vision Pro nga mburoja e dritës, e cila do të shkëputet dhe pajisja e shtrenjtë do të gjendet në dysheme.

Shikoni se si ia doli Apple Vision Pro në testin e qëndrueshmërisë në videon shoqëruese. /Telegrafi/

Read Entire Article