Shija italiane në Big Brother VIP Kosova, “Il Gusto” shtroi siofrën për të nominuarit e kësaj jave

10 months ago 6

Restoranti i famshëm “Il Gusto”, i njohur për kuzhinën e tij të shkëlqyer në zemrën e Prishtinës, ka bërë për të kujtuar darkën e të nominuarve të kësaj jave në “Big Brother VIP Kosova”.

E enjtja mbrëma u shndërrua në një ngjarje që solli aromën dhe shijet e gatimeve të restorantit direkt në shtëpinë e BBVK, duke u ofruar konkurrentëve një përvojë kulinarë të paharruar.

Të nominuarit, që përditë përballen me sfidat e lojës dhe presionin e vazhdueshëm që vjen nga të qenurit në qendër të vëmendjes së publikut, u surprizuan me një darkë luksoze të përgatitur me kujdes nga kuzhinierët e “Il Gusto”.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Menuja u shtrua në shtëpinë e BBVK me një llojllojshmëri pjatash që përfshinin specialitete italiane dhe ushqime të shpejta, të bëra me përbërësit më të mirë dhe servirë në mënyrën më elegante.

Ekipi i “Il Gusto” kishte përgatitur gjithçka me një vëmendje të madhe ndaj detajeve, duke qenë të sigurt që gjithçka ishte e përsosur për këtë mbrëmje speciale.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave, të cilët janë: Lumbardh Salihu, Alby, Vesa Vllasaliu, Monika Salihu, Edona James e Monika Salihu, përgjatë darkës diskutuan me njëri-tjetrin lidhur me tema të ndryshme, ku nuk munguan edhe debatet e forta.

Për njërin prej tyre, kjo ishet darka e fundit pasi më pak i votuari do të lërë këtë premte shtëpinë më të famshme në vend.

https://www.youtube.com/live/ltqWZcb7IJs?si=BlcSIALgyYF0_bpG

Pas mbarimit të darkës, të nominuarit s’kanë ngurruar të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për restorantin “Il Gusto”. Me zemra të mbushura dhe buzëqeshje që nuk fshiheshin, ata falënderuan për shijen e veçantë dhe për kujdesin e stafit, që solli pak luks dhe qetësi në rutinën e tyre të përditshme brenda shtëpisë së BBVK.

“Faleminderit me gjithë zemër,” ishte mesazhi që dërguan të nominuarit, teksa u ndanë të kënaqur dhe të impresionuar nga servimi dhe bujaria e restorantit. /Telegrafi/

Read Entire Article