Shisnin heroinë dhe kokainë afër shkollave dhe lokaleve të natës, 80 urdhër-arreste vetëm për Tiranën

9 months ago 17

Teksa në vendin tonë Policia e Shtetit ka ndërmarrë një megaoperacion, duket se në Tiranë ka pasur numrin e arrestimeve më të mëdha.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 80 urdhër-arreste për persona, pjesë e grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës si kokainë, heroinë etj.

Sakaq, raportohet se shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Hetimi po kryhet nga prokurori Drini Pali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article