Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet 34-vjeçari në Durrës

10 months ago 15

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 34-vjeçar, pasi në dyqanin e tij i janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article