Shiste kanabis, arrestohet i riu në Sarandë, e pësojnë dhe 2 grekët

1 month ago 7
Reklamë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi shiste doza cannabisi, në qytetin e Sarandës.

Po ashtu janë arrestuar dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza cannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit dhe janë sekuestruar dhjetëra doza cancabisi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli,” pasi siguruan informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 23,” si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit L. S., 28 vjeç, banues në Sarandë, E. S., 22 vjeç dhe G. D., 22 vjeç, të dy banues në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e shtetasit L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. S., pasi siguronte lëndë narkotike cannabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article