“Shite shoqen për këtë lojë, o i pafytyrë” – Romeo përplaset me Gracianon

4 months ago 11
Reklamë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, debatet nuk kanë të të ndalur.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mbrëmë gjatë spektaklit banorët patën shumë zënka mes vete.

Pas largimit të ish-banores Erjola Doçit, banorët nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit për largimin e saj. Një nga debatet mbrëmjen e djeshme ishte mes Romeos dhe Gracianos.

Graciano ka akuzuar Romeon se ishte ai i cili ndikoi në largimin e banores. Kësaj akuze Romeo i është përgjigjur i nervozuar duke thënë që ishte Graciano ai që bëri “statujën” kur ish-banorja u largua nga shtëpia.
Romeo gjithashtu ka akuzuar Gracianon që ka shitur miken e tij për të qëndruar vetë në lojë. Përveç kësaj debatit nuk i kanë munguar as ofendimet mes njëri-tjetrit.

Romeo: Të mora unë në qafë? Si s’të vjen turp ore ti bëje statujën kur ajo doli.

Graciano: Bëra atë që unë mendoja dhe që e hoqa katët ditë këtu.

Romeo: Ça hoqe ti katë ditë ore ti ke qeshur katë ditë. Vuajte përbrenda ti? Mortja, mortja ke shitur fytyrën për këtë lojë, shite shoqen për këtë lojë aq i pafytyrë je.

Graciano: Sesi e kam shitur unë gjënë dhe sesi e kam bërë e shohin ata jashtë. /Telegrafi/

Read Entire Article