“Shkatërrim i sistemit shëndetësor në të ardhmen”, Berisha: Solidarizohem me bojkotin e studentëve të mjekësisë

11 months ago 7
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se solidarizohet me studentët e mjekësisë që kanë bojkotuar mësimin, duke vënë alarmin se nesër spitalet tona do mbeten bosh dhe kujdesi shëndetësor do të vuajë shumë më tepër se sot.

Në një deklaratë për mediat, Berisha iu bëri thirrje studentëve të universiteteve të solidarizohen me studentët e mjekësisë, të mos pranojnë detyrimi e studentëve për të firmosur kontratë, pasi është një absurd që synon të kontrollojë ëndrrën dhe vullnetin e tyre.

“Universitetet e vendit hapen sot në kushtet kur autonomia e tyre është asgjësuar plotësisht.
Kur qeveria ka vendosur kontroll të plotë nëpërmjet bordeve korruptive mbi universitetet dhe autonominë e tyre.
Një akt tjetër i shëmtuar, totalitar, i pashembullt në Europë, është vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre.
Ky është akt totalitar, akt i cili nuk ekziston në asnjë vend tjetër.
Ky është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
Ky akt ka bërë që qindra e qindra studentë, ekselentë ndër të tjerë, t’u drejtohen universiteteve të Europës, për diplomim në fushën e mjekësisë.
Qindra e qindra të tjerë u janë drejtuar universiteteve private. De facto është shkatërrimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe sistemit të shëndetësisë në të ardhmen. Sot, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin. Solidariteti im është i plotë me ta.
U bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët. Të mos harrojnë se sot janë ata, por nesër duhet të zëvendësohen nga ata që po ikin.
Nesër pra, spitalet tona do mbeten bosh. Nesër kujdesi shëndetësor do të vuajë shumë më tepër se sot. Se detyrimi i studentëve për të firmosur kontratë është një akt tipik totalitar diktatorial.
Unë u bëj thirrje studentëve të universiteteve të solidarizohen me studentët e mjekësisë, të mos pranojnë këtë vendim absurd që synon të kontrollojë ëndrrën dhe vullnetin e tyre”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, nuk është zgjidhja kontrata, zgjidhja është rritja e rrogave. “Rritja dhe vetëm rritja e rrogave!
Nëse qeveria do shkurtonte shpenzimet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, ato do mjaftonin për dyfishimin, trefishimin e rrogave të mjekëve. Mjekët duhet të paguhen që të japin shërbimet e duhura dhe të qëndrojnë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article