Shkëmbenin drogën në det/ GJKKO lë në burg 6 të arrestuarit, ish policit i gjenden 10 mijë euro në kroskotin e makinës

1 year ago 14
Reklamë

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit, që u kapën  duke trafikuar drogë më  15 gusht. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe  Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Numri i personave të shoqëruar ishte mbi 20, mes tyre edhe të mitur, por vetëm 6 janë të arrestuar. Një nga të prangosurit është edhe ish-efektivi i policisë Arlind Ismailukaj. Ndërkohë, ish policit, Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, i janë gjetur 10 mijë euro në kroskotin e makinës.

Drejtuesit e policise thanë se trafikantët, të rrethuar nga policia në det të hapur, dogjën velieren.

Sipas policisë, gomonet me drogë ishin nisur nga bregdeti i Patokut, pasditen e së martes. Veliera e djegur ishte me flamur ukrainas dhe ishte nisur nga Mali i Zi. Grupi që merrej me trafikun e drogës, shkëmbente kanabis me heroinë dhe kokainë. Dyshohet se baza e organizatës ishte në zonën e Fushë-Kuqes ku janë ushtruar edhe disa kontrolle.

Read Entire Article