Shkenca e lotëve/ Arsyet përse po qajmë më shumë

1 year ago 19
Reklamë

Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet.

Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar. Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

Shkenca e lotëve, arsyeja përse po qajmë kaq shpesh

E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz.

Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

E qara emocionale

Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

Empatia emocionale

E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.

Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

E qara si rrjedhojë e asociimit

E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

Faktori temperament

Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë.

Top Channel

Read Entire Article