Sipas një studimi, lotët përmbajnë një substancë që e ul agresivitetin sidomos atë mashkullor, në më shumë se 40 për qind.
Nga disa testime në laboratorin Sobel të Universitetit Binghamton, New York, shkencëtarët vërejtën se lotët emocional të grave e reduktuan agresivitetin mashkullor dhe nxitën ndryshime përkatëse në tru.
Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se të gjithë lotët e njeriut kanë një efekt të ngjashëm.
“Reduktimi i agresivitetit ishte mbresëlënës për ne”, tha Noam Sobel, profesor i neurobiologjisë në Institutin e Shkencave Weizmann në Izrael.
Testimet në laborator zbuluan se lotët ulin agresivitetin, por mbetej e paqartë nëse ata ndikonin në ndryshimin e sjelljeve.
Shkencëtarët zhvilluan eksperimente nga më të ndryshmet, ku kryesisht përfshiheshin lotët e grave.
Testet e mëtejshme zbuluan se lotët kanë lidhje funksionale midis pjesëve që trajtojnë aromat dhe agresionin, ndërsa aktiviteti në tru që shfaqte agresion ishte më i ulët.
Dr. Minna Lyons, psikologe në Universitetin John Moores në Liverpool, tha se reduktimi i agresionit ishte “i jashtëzakonshëm”, por paralajmëroi se është e rëndësishme që studimet mbi sjelljen njerëzore të përsëriten përpara se të nxirren përfundime të forta.
Laboratori i Sobel shpreson të identifikojë përbërësin aktiv të lotit, raporton The Guardian.
Kjo do të hapte rrugë për prodhimin e substancës dhe potencialisht përdorimin e saj për të reduktuar tendencat agresive të njerëzve. /Telegrafi/