Shkencëtari i NASA-s bën paralajmërimin e frikshëm: Kjo mund të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj

1 year ago 12
Reklamë

Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës, ndërsa Evropa dhe SHBA-ja po përballen me valë të të nxehtit.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, ka thënë Peter Kalmus në Twitter.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

Top Channel

Read Entire Article