“Shko bërtiti gruas tënde se po flet palidhje”, degradon debati mes Bucit dhe Adrit në BBVK

10 months ago 14

Në Big Brother VIP Kosova, thuajse asnjë ditë nuk kalon pa incident apo diskutime të forta.

Këtë herë, dy banorë të njohur, Ylli dhe Adri, janë zënë në një përplasje mendimesh që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut.

Gjithçka filloi kur Adri, i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë, iu drejtua Yllit me një akuzë të rëndë: “Pse e prek njeriun në traumë”.

Komenti provokoi një debat të shpejtë dhe të ashpër midis të dyve, duke tensionuar atmosferën brenda shtëpisë.

Gjatë debatit ata kanë përmendur edhe gratë e tyre.

“Shko bërtiti gruas tënde se po fol palidhje”, i ka thënë Buci në një moment Adrit. /Telegrafi/

Read Entire Article