Shkoi për të peshkuar me shokët/ Mbytet në kanalin e Pojanit 21-vjeçari në Fier (EMRI)

1 year ago 14
Reklamë

Një djalë 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier.

I riu, Hamit Senka, ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.

Trupi ende nuk është gjetur.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për gjetjen e trupit të të riut.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Roskovec.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article