Shkoi të merrtë, por ashensori e zuri poshte; pronari i lokalit ku vdiq adoleshenti, i shpëtoi një atentati me 20 plumba para 2 vitesh

1 year ago 10
Reklamë

Një 17- vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike në qytetin e Sarandës, pasi ashensori i lokalit ku po punonte i mori jetën.

I riu është identifikuar si Antonio Deliaj dhe punonte në lokalin “Orange” si ndihmës kamarier.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një orë pas mesnatës së të shtunës dhe shkak për aksidentin fatal ishte këputja e kavos së ashensorit, i cili përdorej për furnizimin e lokalit.

Në momentin kur gjeti vdekjen, i riu ka qenë duke marrë disa koli me ujë në bodrumin e barit, ndërsa sapo ka hyrë në ashensor, një nga kavot horizontale të tij është këputur duke e goditur në kokë. Për pasojë 17-vjeçari humbi jetën menjëhere.

Burimet thanë se kamarieri, një i afërm i pronarit të lokalit, ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Ndërkohë, policia e Sarandës ka arrestuar 43- vjeçarin, Lulëzim Allkushi si përgjegjës për montimin e ashensorit, ndërsa shpalli në kërkim pronarin e lokalit më të madh të qytetit bregdetar, 37- vjeçarin, Spiro Iljadhi.

Ka dyshime se tekniku i ashensorit nuk kishte licence per punime te tilla.

Vetë pronari nuk është emër i panjohur për drejtësinë, pasi në qershor të 2021 ai u plagos si pasojë e një atentati me kallashnikov. Ndaj tij u qëllua 20 herë, duke çuar në plagosjen e një turisti shqiptaro amerikan.

Read Entire Article