Shkuan për të parë kafshët në park, çifti nga Teksasi tmerrohet – gjirafa për pak sa nuk ua “rrëmben” vajzën

4 months ago 11

Një familje në Teksas mbeti e tmerruar derisa po kalonte në një park me veturë, një gjirafë iu afrua dhe për pak sa nuk e rrëmbeu vogëlushen.

Jason Toten dhe e fejuara e tij Sierra Robert, morën fëmijët e tyre për një udhëtim në parkun Fossil Rim në Glen Rose, transmeton Telegrafi.

“Po kalonim një ditë së bashku, sapo ishim larguar nga shtëpia”, tha Toten.

Por për dallim nga parqet e tjera ku nuk lejohet prekja e kafshëve, në Fossil Rim është e kundërta – aty vizitorët mund të ushqejnë kafshët.

Vajza e çiftit, Paisley po kënaqej duke shikuar kafshët derisa po kalonin me veturë pranë tyre – por një gjirafë e uritur derisa ia mori ushqimin nga dora e “rrëmbeu” edhe vogëlushen.

Ishte e ëma e saj që reagoi menjëherë duke e tërhequr dhe ra në prehrin e saj. Një kamerë e vendosur në një veturë pas familjes Toten, filmoi momentin kur gjirafa “rrëmben” vajzën e vogël – që për fat të mirë shpëtoi pa lëndime. /Telegrafi/

Read Entire Article