Shkup, “kriset” aleanca shqiptare: Taravari shpall kandidaturën për president!

7 months ago 12
Reklamë

Nga qyteti i Gostivarit, kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot zyrtarizoi kandidaturën për president të shtetit si përfaqësues i opozitës së bashkuar shqiptare, Lidhjes Europiane për Ndryshim që përbëhet nga Lidhja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosja përmes anëtarëve të saj në Maqedoni.

Edhe pse partia që ai drejton është pjesë e koalicionit aktual qeverisës në Maqedoninë e Veriut dhe pavarësisht kundërshtisë së themeluesit të saj dhe udhëheqësit aktual të Kuvendit të saj, Ziadin Sela, Taravari rreshtohet krah opozitës për zgjedhjet e 8 majit, e lëshoi edhe një thumb për Talat Xhaferin e BDI-se, zgjedhja e të cilit si kryeministri i parë shqiptar i vendit fqinj.

“Me propozim të kryesisë së ASH-së dhe mbështetjen e koalicionit LEN, prezantohem sot para jush si kandidat për president të vendit. Është privilegj që të kesh besimin e kaq shumë faktorëve, por është edhe përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision për mua të jem zëri juaj. Pres me respekt votën e secilit prej jush sepse i vendit i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar jo teknik, por real, tha Arben Taravari-kreu i Aleancës për Shqiptarët.

“Me propozim të kryesisë së ASH-së dhe mbështetjen e koalicionit LEN, prezantohem sot para jush si kandidat për president të vendit. Është privilegj që të kesh besimin e kaq shumë faktorëve, por është edhe përgjegjësi të jem i zgjedhuri dhe i besuari i tyre. Është mision për mua të jem zëri juaj. Pres me respekt votën e secilit prej jush sepse i vendit i ka ardhur koha të ketë një president shqiptar jo teknik, por real”, shtoi më tej ai.

Kandidatura e Arben Taravarit ishte diskutuar e më 30 janar në Prishtinë, gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe katër udhëheqësve të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Komunës së Gostivarit deklaroi se pret që në zgjedhjet presidenciale të ketë mbështetjen e të gjitha etnive në Maqedoninë e Veriut.

“Unë do të kërkoj mbështetje nga të gjitha partitë politike, përfshirë edhe partitë tjera shqiptare, maqedonase, boshnjake, turke, rome dhe të të gjithë atyre që vlerësojnë se unë jam njeriu që duhet të udhëheq shtetin”, theksoi Taravari. Afati për shpalljen e kandidaturave për garën presidenciale është deri më 19 mars.

Top Channel

Read Entire Article