Shmangen sulme terroriste në Turqi, 29 të arrestuar: Të përfshirë me ISIS-in!

10 months ago 8

Autoritetet turke njoftuan arrestimin e 29 personave të dyshuar se kishin lidhje me grupin militant, Shteti Islamik.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se të ndaluarit besohet se po planifikonin goditje në nëntë province, si dhe në kisha e sinagoga në Stamboll. Arrestimet vijnë në mesin e përpjekjeve të forcave turke të rendit për të garantuar sigurinë përpara kremtimeve të Vitit të Ri.

Shumë njerëz megjithatë, e shohin këtë lëvizje si pjesë të një spastrimi politik përpara zgjedhjeve lokale thotë Al Jazeera. Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, në mesin e të prangosurve janë edhe tre luftëtarë të dyshuar se i takojnë rangjeve më të larta të ISIS-it. Ajo flet gjithashtu për plane për një sulm ndaj ambasadës së Irakut në Ankara.

Pavarësisht se Shteti Islamik është mposhtur në pjesën më të madhe të tij, duket se ka ende elementë të grupit që ende fshihen në zona të largëta të Sirisë dhe Irakut, nga ku sërish organizojnë sulme. Turqia vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve terroriste dhe është goditur nga një seri shpërthimesh vdekjeprurëse.

1 janarin e 2017-tës, një sulm në Stamboll i mori jetën 39 personave në një klub nate gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Top Channel

Read Entire Article