Shmanget tragjedia, amerikani tentoi t’i ikë policisë duke tërhequr zvarrë me veturë njërin prej tyre – shpëton mrekullisht

1 year ago 64
Reklamë

Policia në Massachusetts ka publikuar videon ku shihet njëri nga policët që tërhiqet zvarre me veturë, derisa shoferi po tenton të ikte duke marrë parasysh se dyshohej për shitje të drogës.

Personi që qëndron prapa incidentit në Brockton, policia e ka identifikuar si Derek Lobo, 31-vjeç, i arrestuar disa orë më vonë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar fillon me dy policët që ndalin shoferin e një Mercedesi në skaj të një rruge.

Pasi që njëri prej tyre futet dhunshëm në mjet, në ato moment shoferi rrit shpejtësi dhe polici mbeti i varur në derë.

Duke marrë parasysh se shpejtësia sa vinte e rritej, nuk arriti të qëndrojë dhe u rrëzua në rrugë dhe për pak sa nuk u godit nga veturat që vinin nga kahja e kundërt.

Policia në shtetin e Massachusetts më vonë njoftoi se Lobo është gjetur në rezidencën e tij në Brockton, në qytetin e tij të lindje në jug të Bostonit. /Telegrafi/

Read Entire Article