Shokët në ushtri, anëtari i grupit BTS me një album të ri solo

11 months ago 17
Reklamë
18:17 06/10/2023

Jungkook do të publikojë albumin “Golden” muajin e ardhshëm

Jungkook, anëtari i grupit të njohur muzikor BTS do të sjellë albumin e ri solo. I titulluar ‘Golden‘ albumi pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

“BTS” po bën aktualisht një pauzë të përkohshme duke qenë se tre nga shtatë anëtarët e grupit po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, ky fakt nuk i ka penguar  anëtarët e tjerë të vazhdojnë me projektet dhe koncertet e tyre  solo.

Sipas njoftimit për mediat, albumi me 11 këngë mban emrin “Golden” për shkak edhe të karrierës së artë të 26-vjeçarit si artist solo.  Grupi me shtatë anëtarë  është më i suksesshmi në historinë e Koresë së Jugut, me mbi 30 milionë albume të shitura. Ata janë  grupi i parë dhe i vetëm korean që ka kryesuar listat muzikore në mbarë botën, me këngë si “Dynamite”, “Butter” dhe “Life Goes On”. “BTS” është gjithashtu grupi i parë korean që është nominuar  për çmimet Grammy.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article