Shpenzime më të mëdha, rendiment i ulët/ Sa pak grurë në Kosovë!

1 year ago 22
Reklamë

Familja Sallahi nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka mbjellë me grurë rreth 100 hektarë tokë.

Me nisjen e korrjeve kuptuan se do të merrnin pak prodhim, për shkak të reshjeve dhe temperaturave.

“Çmimi për kilogram është më i vogël, vjet ka qenë çmimi 34 centë, ndërsa sivjet rreth 21 centë, mirëpo saktë nuk e di sepse ende nuk e kam shitur… Fitimi është më i vogël, në humbje nuk e besoj se jam sepse mendoj se jam duke dalë me një mesatare të mesme”, tha Shukri Sallahi.

Bujku nga Ferizaj kërkon subvencione.

“Çmimi i naftës ka qenë me një çmim si të njëjtë si vitin e kaluar… Mirëpo, te qeveria kam një vërejtje, ne fermerët që jemi më të mëdhenj, kemi shpenzime më të mëdha, me na jep prioritet tek subvencionet, mos me na lënë të fundit. Inspektorati ende nuk kanë ardhur t’i verifikojnë arat… Sivjet pa 800 euro në hektar është problem të kalojmë. Ndërsa, vitin e kaluar na kanë shkuar 1 mijë euro sepse kemi pas plehun edhe më shtrenjtë, por çmimi i vitit të kaluar na ka mbuluar sepse ka qenë 34 centë”, tha ai.

56-vjeçari i cili merret me bujqësi më shumë se dy dekada, këtë vit e konsideron më të dobëtin në histori sa i përket rendimentit. Ai thotë se prej kohës kur punon me bujqësi, nuk ka hasur në ndonjë vit më të vështirë se ky.

Top Channel

Read Entire Article