Shpenzimet marramendëse të Jamie Foxx për dekorimet e shtëpisë

9 months ago 14
Reklamë
22:32 08/12/2023

Jamie Foxx ka pasur një vit shumë të vështirë në aspektin personal për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk e ka penguar atë të përgatitet për festat e fundvitit. Aktori ka ndriçuar rezidencën e tij në Los Anxhelos me qindra dita të cilat mund të shihen edhe nga një distancë e largët.

Shtëpia e 55-vjeçarit ndodhet në Hidden Valley, jo shumë larg  shtëpisë së familjes Kardashians në Hidden Hills. Për dekorimet e shtëpisë janë harxhuar plot 10 000 dollarë.

Arsyeja pse ka kushtuar kaq shumë për të dekoruar shtëpinë  e aktorit të njohur është për shkak të sipërfaqes së madhe, shtëpia është plot 20,000 metra katrorë. Përveçse në rezidencë, drita janë vendosur edhe në pemët e oborrit. Foxx jeton në një rezidencë prej10.5 milionë dollarësh që ka një fushë basketbolli, një fushë tenisi, pishinë dhe një palestër të madhe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article