Shpërndajnë propagandë dhe dezinformata, BE-ja ndalon katër media të tjera ruse

4 months ago 11
Reklamë

Bashkimi Evropian ka akuzuar katër media ruse për përhapjen e propagandës dhe dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë dhe i ka ndaluar transmetimet në 27 vendet anëtare të saj.

Grupi i fundit i transmetuesve përbëhet nga Zëri i Evropës, RIA Novosti, Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, të cilat Unioni pretendon se janë të gjitha nën kontrollin e Kremlinit.

Masa vjen ndërsa BE-ja do të mbajë zgjedhjet parlamentare pas tre javësh, raporton skynews.

BE-ja përmes një deklaratë pohoi se katër mediumet po synojnë “partitë politike evropiane, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore”.

Ndërkohë, Rusia paralajmëroi se vendimi i BE-së do të rezultojë në një përgjigje të ashpër kundër mediave perëndimore në Moskë, por ende nuk ka thënë se cilat organizata mediatike do të prekë.

Kujtojmë se shumë media ruse janë ndaluar në vendet evropiane dhe SHBA shkaku i lajmeve të rreme.

Ndryshe, zgjedhjet për organet e reja të BE-së do të mbahen nga 6 qershori deri më 9 qershori. /Telegrafi/

Read Entire Article