Shpërthen bidoni me benzinë në skaf/ Pësojnë djegie 4 turistë dhe drejtuesi i mjetit ujor

1 year ago 14
Reklamë

Një bidon me 28 litra benzinë ka shpërthyer në një skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, në Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.

Read Entire Article