Një 62-vjeçar më Fier është plagosur nga shpërthimi i bombulës në banesën e tij. Mësohet se 62-vjeçari po montonte bombulën në momentin e aksidentit.
Si pasojë e shpërthimit ai ka marrë dëmtime në trup. 62-vjeçari është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.