Shpërthen në flakë ndërsa ishte në lëvizje, shkrumbohet makina në aksin Fier – Levan

1 week ago 32
Reklamë

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit në vendngjarjr kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.

Policia punon për zbardhjen e rrethanave se si u shkaktua zjarri në automjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article