Shpërthim i fuqishëm në festën për ditëlindjen e Profetit Muhamed, të paktën 15 të vdekur në Pakistan

11 months ago 29
Reklamë

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer në një tubim për ditëlindjen e Profetit Muhamed në jugperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Shpërthimi, i cili gjithashtu vrau një oficer policie, ndodhi të premten në Mastung, distrikt në provincën Balochistan, tha administratori i qeverisë Atta Ullah.

“Duket si një sulm vetëvrasës”, tha oficeri i lartë i policisë lokale, Javed Lehri, duke shtuar se sulmuesi hodhi veten në erë pranë automjetit të zëvendës mbikëqyrësit të Policisë, Nawaz Gishkori.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e afërta dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, tha ai.

بلوچستان کے ضلع مستونگ میں میلاد کے جلوس میں دھماکے کے نتیجے میں 20 سے زائد افراد ہلاک اور درجنوں زخمی ہو گئے ہیں۔ حکام ہلاکتوں میں اضافے کا خدشہ ظاہر کر رہے ہیں جب کہ کوئٹہ کے اسپتالوں میں ہنگامی حالت نافذ کر دی گئی ہے۔#Mastung #Balochistan #VOAUrdu pic.twitter.com/4mV9WwxwvF

— VOA Urdu (@voaurdu) September 29, 2023

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, raporton aljazeera.

Ndryshe, myslimanët në mbarë botën festojnë ditëlindjen e Profetit A.S. duke mbajtur tubime publike.

Ndërsa festimi pranohet nga shumica e sekteve islame, disa atë e shohin si një risi të pajustifikuar.

Balochistani ka qenë në të kaluarën vend i sulmeve nga grupet e armatosura. Në fillim të këtij muaji, të paktën 11 persona, duke përfshirë një udhëheqës të shquar fetar, u plagosën në një shpërthim në të njëjtin distrikt. /Telegrafi/

Flash:

More visuals coming in of rescue and medical operations underway. At least 30 killed, and over 70 injured in a #blast in Pakistan's #Balochistan. #Pakistan https://t.co/VYqvbXtsgf pic.twitter.com/H4b2yl3Yx1

— Yuvraj Singh Mann (@yuvnique) September 29, 2023

Death toll rises to 34 — including a police officer — and more than 130 were injured in what officials believe was a suicide #blast near a #mosque in #Balochistan’s #Mastung district on Friday.#Terror #ATTACK #Balochistan #EidMiladUnNabi #Mastung #eidelmaulud #blast https://t.co/wIBKJ8dy8g pic.twitter.com/ukx9N4w8bN

— Vishal Sehgal (@VishalSehgal4U) September 29, 2023

Read Entire Article