Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

4 months ago 6
Reklamë

Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg.

Në fakt, shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.

Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

Ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.

Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.

Ndryshe, autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin. /Telegrafi/

⚡️An explosion occurred at the Military Communications Academy in #SaintPetersburg.

According to Russian media, at least seven Russians were injured. pic.twitter.com/90qXLVdY1s

— KyivPost (@KyivPost) May 17, 2024

Read Entire Article