Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë banesës së një personi në Shkodër.
Lënda plasëse është hedhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës të shtetasit R. G.,
Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb