Shpërthimi i fuqishëm në veri të Kosovës, zëdhënësi i BE: Jemi duke e ndjekur me shqetësim situatën, do të reagojmë në kohë

11 months ago 20
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pasi shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e ndjekur me shqetësim situatën atje dhe se do të reagojnë me kohë në rast se është e nevojshme.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e ndjekur me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se grupet kriminale kanë gjuajtur me granatë dore, si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article