Shpërthimi i molotovit në shtëpinë e shqiptarit, tentim i dështuar i Serbisë për të rindërtuar frikën në veri

13 hours ago 24
Reklamë

Serbët vazhdojnë të mos e harrojnë zakonin e vjetër. Pas luftës, shqiptarët në veri filluan të rindërtojnë shtëpitë e djegura, por shumë herë ato nuk përfundonin për shkak se serbët i prishnin. Ky zakon u praktikua sërish në Zveçan, ku në mesnatën e së hënës u hodh një molotov në një shtëpi të një shqiptari.

Sipas raportimeve, shtëpia i përket një shqiptari që jeton në mërgim dhe është ndërtuar së fundi nga Qeveria. Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë incident. Një shtëpi e sapondërtuar nga Qeveria e Kosovës, në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, është sulmuar me koktej molotovi dhe disa xhama janë thyer nga persona ende të panjohur.

Gjatë orëve të pasdites të së martës, Policia e Kosovës ka intervistuar një person lidhur me këtë rast. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ata që kanë kryer këtë krim duhet të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës.

“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha shefi i qeverisë.

Bilalli: Serbia mundohet të krijojnë turbullira dhe aktivitete me pasoja të rënda

Njohësi i politikës, Lutfi Bilalli, shprehet se Serbia me strukturat e saj ka impakt drejtpërdrejt për të gjitha ato që ndodhën në veri të Kosovës.

Ky është një mesazh që Serbia mundohet të krijojnë turbullira dhe aktivitete me pasoja të rënda për sigurinë dhe jetën e njerëzve në atë pjesë të vendit tonë.

“Sigurisht që aktet e tilla paraqesin rrezik për jetën e të kthyerve jo vetëm në Kodrën e Minatorëve por edhe në lagjet e tjera në brendësi të qytetit. Kjo shtëpi u ndërtua nga Qeveria e Kosovës. Raportet nga policia e shtetit, flasin se kemi të bëjmë me zjarr vënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit, ndërsa kreu i ekzekutivit kërkoj që "…., ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës.”. Por çka nënkupton e tëra kjo dhe kush janë eksportuesit e destabilitetit në veriun e vendit;

Mendoj që Serbia me strukturat e saj të sigurisë ka impakt të drejtpërdrejt mbi grupet paraushtarake (rasti me grupin terrorist të Radojçiqit, sulmi në Banjskë), por edhe me grupet që merren me propagandë, sabotim dhe organizim të protestave dhe bojkot ndaj institucioneve legale të Republikës së Kosovës.

Ky akt e kalon dhe nuk mund të cilësohet vetëm si nxitje të mos-durimit etnik por është një mesazh që strukturat banditeske të inspiruara dhe përgatitura nga Serbia munden të krijojnë turbullira dhe aktivitete me pasoja të rënda për sigurinë dhe jetën e njerëzve në atë pjesë të vendit tonë. Aktiviteti legal dhe legjitim i qeverisë për sundim të rendit dhe ligjit në veri duhet të jetë prioritet i veçantë për krijim të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët që banojnë në ato katër komunat si në gjithë komunat e Republikës së Kosovës. Është formë e luftës speciale që Serbia me elementet kriminale në veri të vendit tenton të krijojë panik tek qytetaret shqiptarë që të mos kthehen në shtëpitë dhe tokën e tyre”, deklaron Bilalli.

Dashevci: Janë raste të izoluara nga copëzat kriminale të mbetura në atë pjesë dhe tentojnë ta mbajnë ndonjë situatë në tension

Kurse, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci potencoi se këto janë raste të izoluara kriminale të mbetura në atë pjesë, duke pas qëllim ta destabilizojnë sigurinë në atë pjesë, e që sipas tij, kjo është nxitur nga ata që e kanë e shkaktuan 24 shtatori 2023.

Tutje, ai shprehet se mbase duhet edhe të shtohen patrullimet për parandalimin e këtyre akteve.

“Natyrisht që lagjet ku dyshohet që mund të ketë probleme të tilla duhet të shtohet patrullimi i policisë e ashtuquajtur policia në komunitet ose bashkësi me qëllim parandalimin e këtyre veprave penale, që i cilësoj si sporadike dhe të izoluara sepse policia është në çdo cep të asaj pjese të Republikës së Kosovës dhe nuk lejon më përshkallëzime.

Nuk duhet të harrojmë se kjo lagje në të kaluarën ka qenë problematike nga sulmet ekstremiste të ndryshme që patën shkaktuar destabilitet të sigurisë në atë pjesë të Kosovës.

Dhe disa shtëpi janë sulmuar kohë pas kohe, por mendoj se janë raste të izoluara nga copëzat kriminale të mbetura në atë pjesë dhe tentojnë ta mbajnë ndonjë situatë në tension, duke e ditur edhe vet ata që nuk kanë sukses më në Republikën e Kosovës, sepse nuk kanë përkrahje nga popullata lokale që jetojnë atje dhe janë të nxitur mendoj unë nga ata që na shkaktuan 24 shtatorin 2023.

Nuk do të mund më ta përkeqësojnë situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës”, përmbylli ai për “Bota sot”.

Read Entire Article