“Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin problemin mes vete”, Presidenti i Malit të Zi: Ngërçi pengon rrugën drejt BE-së

9 months ago 20
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Milatoviq: Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin problemin mes vete, ua pengon rrugën drejt BE-së.  Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq gjatë qëndrimit të tij në Berlin ka folur në një intervistë për DË lidhur me procesin e zgjerimit dhe problemet me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se synimi i Malit të Zi është që të jetë anëtar i besueshëm i NATO-së dhe që të hyjë në BE dhe kultivojë raportet fqinjësore, shkruan DW.

Ai ka thënë se do të ishte pozitive nëse BE-ja më në fund lëviz në drejtim të zgjerimit, duke përkujtuar se anëtari i fundit  është pranuar më shumë se dhjetë vjet më parë (Kroacia në vitin 2013) dhe se ndërkohë janë bërë shumë hapa pozitivë në Ballkan.

Teksa ka folur për pritjen e liderëve ballkanikë në inaugurimin e tij si president, Milatoviq ka thënë se ngjarja është një fotografi e fortë që tregon se “Mali i Zi është treguar vend i tolerancës, paqes dhe prosperitetit”.

Tutje ai i vetëdijshëm për tensionin në rajon, ka përmendur edhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se shpreson që dy shtetet ta zgjidhin një problem të tillë që pengon rrugën drejt BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article