Shqipe Hysenaj përplaset sërish me Ganinë: Ke nevojë për rehabilitim

10 months ago 21

Gani Gërmia dhe Shqipe Hysenaj kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin pas incidentit që ndodhi ditë më parë mes tyre.

Ata hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit, e mes tjerash Shqipja e akuzoi për sulm fizik, pasi e gjuajti me një kënaçe.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk pranoi të pajtohej me humoristin dhe i tha se ka nevojë për rehabilitim.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë them shyqyr Zotit të është larguar ai personi që ke pasur. Në qoftëse largohet ka bërë gjënë më të mirë, sepse ti Gani ke nevojë për rehabilitim”, u shpreh ajo.

“Unë jam mirë. Nuk kam nevojë”, theksoi mes tjerash gazetari.

Foto: Screenshot/YouTube

Shqipja ndërkohë i kërkoi që ta linte alkoolin pasi po e dëmton shumë në lojë dhe se po del jashtë kontrollit.

Ata të dy u dërguan në nominim për javën e ardhshme nga ‘Vëllai i Madh’, si dënim për gjithë këtë që ndodhi. /Telegrafi/

Read Entire Article