Shqipëria kampione Europe!? Isli Hidi: Deklaratat e Silvinjos të papranueshme

4 days ago 23

Ish-portieri i kombëtares Isli Hidi i ka cilësuar të papranueshme deklarata e trajnerit të kombëtares shqiptare Silvinjo pas humbjes 2-0 përballë Çekisë në Pragë.

I pranishëm në “Studio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus, Hidi tha se ne nuk duhet të sillemi sikur jemi kampionë Europe, pasi ne jemi Shqipëria dhe duhet të vlerësojmë çdo ndeshje e nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë.

Ne u futëm në lojë si kampion Europe, por mos harrojmë që ne jemi Shqipëria. Unë nga Silvinjo nuk e prisja. Ti ke marrë masa këto 8 muaj se çfarë ke bërë për Çekinë”, tha Hidi.

Read Entire Article