Shqiponja dykrerëshe, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

8 months ago 13

Logoja e hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX është frymëzuar nga flamuri i Shqipërisë i shqiponjës me dy koka.

Sipas Arrera Automobili, logoja është dizajnuar nga vetë themeluesi i kompanisë, Qëndrim Thaçi, njëherësh ideatori i super-makinës shqiptare, transmeton Telegrafi.

Logoja është riinterpretim i flamurit të Shqipërisë, dhe dy kokat në krye prezantojnë dy kokat e shqiponjës.

Por, kjo nuk është e tëra. Emri i kompanisë Arrera të cilën Thaçi e themeloi në vitin 2016 ndërthur dy fjalët shqipe, “Ar” dhe “Era” për të gërshetuar kuptimin “epokë e artë”.

Ndryshe, hiper-makina shqiptare u prezantua së fundmi në panairin e TREDITECH në Torino të Italisë dhe pritet të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë.

Thaçi, krijuesi i kësaj makine kishte jetuar për 15 vjet në Itali dhe pasionin për vetura e kishte pasur gjithmonë.

Tani, sipërmarrësi po shkruan histori për shqiptarët me lansimin e kësaj makine që do t’i bëjë konkurrencë Lamborghinit e Ferrarit.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 nga 650 kuaj fuqi deri në 950 kuaj fuqi.

Shpejtësinë maksimale që pritet të arrijë kjo veturë do të jetë 375 kilometra në orë. /Telegrafi/

Read Entire Article