Shqiptarët shpëtojnë nga zjarret 9 emigrantë në Greqi

1 year ago 18
Reklamë

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Sipas njoftimit qe beri ne facebook, Ministri Peleshi, ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

Prej pak ditesh rreth 60 zjarrefikes nga Shqiperia bashke me mjete te domosdoshme ndodhen ne vendin fqinje per te dhene ndihmen e tyre ne situaten shume te veshtire qe Greqia po kalon si pasoje e zjarreve vdekjeprurese ne disa zona.

Read Entire Article