“Shqiptarët të mos rrinë më për orë të tëra në aeroportet e botës, për verifikim!”, Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi!

11 months ago 6
Reklamë

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi.

Në Komisionin e Çështjeve Europiane, Kodheli tha se shqiptarëve iu duhet të rrinë me orë të tëra në aeroportet e shteteve të tjera, për të bërë verifikime, qoftë edhe ata me pasaporta diplomatike.

“Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit. Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta përplasim te këto struktura. Kjo s’do të thotë se jemi në anën e duhur të kërkesave. I mbetem këtij besimi që gjithsecili duhet të bëjë detyrat e veta në këtë shoqëri. Ka nevojë për reflektim. Procesi i integrimit mbetet detyrë mbi detyrat. Komplimente për Ministreialin dhe shpresoj që data 16 tetor do të hyjë në histori që një samit realizohet jashtë kufijve të Ballkanit, në Tiranë. Besoj shumë që çdo iniciativë që i ka pararendur procesit të Berlinit, ka qenë e mirëpritur. Është koha që Procesit të Berlinit t’i jepet më shumë rëndësi, pasi ka pasur momente të vakura. Nuk e di nëse do t’ju kërkoja më shumë për momentin kur flitet për fluksin në kufijtë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt. Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të refukentueshëm. Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme.”, tha Kodheli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article