Shqiptari i dënuar në Itali arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu, mediat italiane ‘jehonë’: Aksion i denjë për skenar filmi

11 months ago 11
Reklamë

Një i burgosur shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, ka arritur të arratiset. Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm. Në deklaratën e policisë thuhet se “Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar ngjarjen si ‘aksion i denjë për një film amerikan’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article