Shtatzënë me partnerin 14 vite më të ri, aktorja 41-vjeçare dënon paragjykimet

9 months ago 26
Reklamë
14:29 14/12/2023

Për Sienna Miller, shtatzënia në moshën 41-vjeçare dhe diferenca në moshë prej 14 vitesh me partnerin është një “paragjykim” për “standardet e dyfishta”. Ajo ka komentuar të qenit “më e madhja në moshë” dhe pritja e një fëmije më aktorin 27-vjeçar,  Oli Green.

“Njerëzit janë rehat me një mënyrë të jetuari që ka ekzistuar për shumë vite e cila është mizogjiniste dhe patriarkale”, tha ajo në podkastin e Vogue.

“Të qenit më e madhja në një lidhje me një djalë më të ri apo të qenit shtatzënë mbi moshën 40-vjeçare, është  ‘e papërgjegjshme’ dhe ‘i shkreti fëmijë’ – janë standarde të dyfishta dhe mendoj se kjo është e patrajtuar në mendjet e njerëzve. Është një shenjëstër e thjeshtë, banale. Por absurde. Unë isha me shumë fat. Nuk po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. ishte tërësisht surprizë dhe biologjikisht ishte diçka që trupi im kishte mundësinë ta bënte. Ky paragjykim ëm duket shumë i njëanshëm dhe është e trishtë”.

Vajza e Miller pritet të vijë në jetë në muajin dhjetor./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article