“Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët”, Ngjela: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jetë e gjatë. Kosova? Vuçiçi do përfundojë si Millosheviç nëse…

11 months ago 9
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Avokati Spartak Ngjela deklaroi sot në News24 se shtetit duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani se Laert Haxhiu donte të hiqte qafe prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliu dhe po ashtu dy prokurorë të tjerë të Lushnjës, Ngjela tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e gjatë dhe sa më lart të shkojë aq më e rrezikshme bëhet.

“Shteti duhet t’i marrë në mbrojtje prokurorët e SPAK. Ata duan mbrojtje. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë e gjatë, lufta kundër korrupsionit do jetë e gjatë. Nuk ka shpëtuar asnjëri. Janë shumë çështje dhe çështjet krijojnë një lidhje që shkon nga poshtë lart. Sa më lart të shkojë, aq më e rrezikshme është për krimin e organizuar. Është e domosdoshme mbrojtja e prokurorëve. Me një vendim qeverie bëhet”, deklaroi Ngjela ndër të tjera.

Duke u ndalur te Kosova, avokati tha se nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Sipas tij, serbët që sulmuan në Banjska nuk ishin të përgatitur për atë goditje nga ana e policisë së Kosovës.

“Ai ishte një sulm, për të cilin nëse do të vazhdojë hetimi ndërkombëtar, Vuçiçi do përfundojë si Millosheviçi. Vetëm një herë është rast. Nëse përsëritet është proces. Proces i krimit të organizuar.

Çfarë ndodhi? Policia e Kosovës që kishte formacion ushtarak, ishte në nivel shumë të lartë. Goditja e tyre i trembi, i lanë armët dhe ikën. Këtë e kuptojnë ata që kanë qenë në terren, kanë parë armët dhe mënyrën e përgjigjes së forcave të Kosovës. Ata po iknin sikur i kishin shpartalluar në luftë.

Ata nuk e kanë ditur as armët, as formacionet që ka policia e Kosovës dhe as ndihmën që mund të ketë nga SHBA.

Mënyra si ikën ata, e ka mbyllur historinë. Kosova fitoi shumë pikë, nuk ka rëndësi për ndërkombëtarët, rëndësi ka që iu ka futur frikën atyre. Trupat e Kosovës kanë qenë në Amerikë për rreth 2 vjet. Unë them që nuk do kenë më kurajë ta bëjnë”, tha Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article